Vysoké školy v Európe

štát
mesto
skupina odborov 
jazyk 
status vysokej školy  
Prezentácia vysokej školy
Tirana, Albánsko

Universiteti Luarasi

Druh vysokej školy: univerzity
Status: neštátne

Kontakt:

Rr. Dritan Hoxha , Nr.127/1
Tirana 1000 Shqiperi
tel. +355 4 2267200

Universiteti "LUARASI" u themelua në vitin 2003 si një shkollë e lartë universitare me një fakultet të vetëm, Fakultetin e Drejtësisë. Kjo degë e shkencës u zgjodh sepse Shqipëria ka nevoja të ngutshme për një gjyqësor të përgatitur mirë dhe një administrate publike në nivele bashkëkohore. Në fund të fundit këto janë disa nga reformat prioritare që duhet të kryejë vendi në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian dhe të zhvillimit të metejshëm të demokracisë

Për rreth 9 vite universiteti ka mbajtur vetëm fakultetin e drejtësisë, me qëllim konsolidimin në këtë fushë duke i dhënë sektorit publik dhe privat juristët më të përgatitur në vend. Kjo mosngutje tregon shumë për mënyrën se si do të zhvillohet në të ardhmen ky universitet, me hapa të matur dhe të sigurtë.

Vizioni ynë nuk është për të krijuar një universitet masiv, por për të ndërtuar një universitet cilësor, nga më të mirët në vend. Raporti pedagogë për student dhe staf administrative për student është një me katër. Aktualisht Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Luarasi ka rreth 70 pedagogë për rreth 300 studentë.

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit Luarasi është fakulteti i parë në vend i akredituar në këtë fushë dhe deri tashmë janë diplomuar 5 gjenerata studentësh me programin 4 vjeçar, diploma DIND dhe programin 3 vjeçar, diplomat Bachelor. Këta studentë janë punësuar në masën 75 - 80 për qind qysh në vitin e parë pas diplomimit në institucionet kushtetuese qendrore dhe vendore, në profesione të lira (avokati, noteri) dhe në kompani private. Punësimi i studentëve përbën një nga pikat më të forta të Universitetit "LUARASI" dhe një nga treguesit thelbësorë të cilësisë.

Pas daljes së ligjit "Për Arsimin e Lartë në RSH" (2007) u reformuan kurrikulat sipas sistemit tre plus dy.

WWW stránka vysokej školy: www.luarasi-univ.edu.al/

Mapa


Study in Switzerland
BBA-Bachelor-220_1.jpg

Study in Poland
Privacy Policy